Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mesazh të koduar Bashës: “Nëse PD do mbajë qëndrim jo parimor, do bëj gjithçka për ta rikthyer në vlerat që është krijuar”


Ish-kryeministri Berisha ka pohuar mbrëmjen e sotme se nëse PD-ja do mbajë një qëndrim joparimor lidhur me akuzat ndaj tij atëherë ai do bëjë çmos që ta kthejë atë në bazën e vlerave mbi të cilat është themeluar.

Deklarata e Berishës në emisionin ‘Now’ në Euronews ishte një mesazh drejtuar kreut të saj, Basha, lidhur me qëndrimin e selisë blu për sa i përket shpalljes non grata nga ana e SHBA-së.

“Raportet e mia me Bashën dhe me PD-në ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar. Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë, ata mashtrojnë vetën e tyre.” – tha Berisha.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani