Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë.

Autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një pasagjer, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.