Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky dëshiron që Rusia të sanksionohet për ‘terror bërthamor’


Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky u ka bërë thirrje qeverive perëndimore që të sanksionojnë industrinë bërthamore të Rusisë për shkak të ‘terrorizmit nuklear’ të supozuar të Moskës.

Në një postim në Twitter të dielën, Zelensky tha se ai kishte folur me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe e informoi atë për gjendjen në fushën e betejës në Ukrainë, ‘në veçanti në uzinën bërthamore në Zaporozhskaya.

“Terrori bërthamor rus kërkon një përgjigje më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar.” – vazhdoi Zelensky, duke shtuar se ai dëshiron që Perëndimi të vendosë ‘sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse dhe karburantit bërthamor’.

Ukraina akuzoi Rusinë të shtunën për gjuajtje me raketa drejt objektit bërthamor. Zaporozhskaya, që është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ndodhet në rajonin jugor të Zaporozhye të Ukrainës.

Ndërsa pretendimet e Kievit kanë pasur jehonë në mediat perëndimore, uzina ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga fundi i shkurtit dhe Moska të premten akuzoi forcat ukrainase se goditi me raketa objektin.

Rusia i ka bërë thirrje OKB-së dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të ndërhyjnë dhe të detyrojnë Ukrainën të pushojë së qëlluari në termocentral.

Edhe pse BE-ja ka miratuar shtatë paketa të njëpasnjëshme sanksionesh ndaj Rusisë që nga shkurti, ajo nuk ka shënjestruar industrinë bërthamore të vendit.

Evropa mbështetet te Rusia për të siguruar rreth 20% të uraniumit të saj dhe firma shtetërore e energjisë bërthamore, Rosatom, operon impiante në Hungari, Sllovaki dhe Finlandë, megjithëse bashkëpunimi me firmën ruse është pezulluar në Finlandë.