Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja Peggy Lipton humb betejën me kancerin


Peggy Lipton, ylli i shfaqjes televizive “The Mod Squad” të viteve ’60 , dhe “Twin Peaks” i viteve ’90 ka humbur betejën me kancerin.

Revista “Time” shkruan se aktorja 72 vjeçare u nda nga jeta pranë familjarëve të saj, vajzat Rashida dhe Kidada Jones.

“Ne jemi zemërthyer që nëna jonë e dashur humbi jetën nga kanceri sot. Ajo e bëri udhëtimin e saj në mënyrë paqësore me vajzat dhe mbesat e saj pranë. Ne ndihemi kaq me fat për çdo moment që kaluam me të.

Ne nuk mund t’i shprehim të gjitha ndjenjat tona me fjalë tani, por do të themi: Peggy ishte dhe do të jetë gjithnjë feneri ynë i dritës, si në këtë botë dhe më gjerë. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e jona. “, thuhet në deklaratën e vajzave të aktores.

Lipton u martua me producentin e muzikës, Quincy Jones, në vitin 1974 dhe ata kishin dy vajza. Çifti u divorcua në vitin 1989.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *