Vendosni fjalën kyçe....

Komentoi avokatin transgjinor e drejtoren e programit LGBTQ, pezullohet përgjithmonë nga Twitter autori në SHBA


Twitter e ka ndaluar përgjithmonë autorin James Lindsay pasi ai e quajti një avokat transgjinor ‘specialist të seksualizimit të fëmijëve’ në platformën e mediave sociale.

Lindsay tha se ai e bëri komentin pasi Alejandro Caraballo, një instruktor klinik në Klinikën ‘Cyberlaë’ të Shkollës Juridike të Harvardit, i cili më parë ka punuar si avokat për Fondin e Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit të Transgjinorëve, akuzoi Lindsay si racist dhe seksist.

Caraballo festoi dhe mori meritat për pezullimin e Lindsay, duke thënë: “Lajmërojeni James, dua që ai të dijë se isha unë.” në një postim në Twitter.

Alejandro Caraballao

Gjatë dy javëve të fundit, tha Lindsay, aktivistët transgjinorë janë bashkuar, e kanë vënë në shënjestër atë dhe kanë marrë përgjegjësinë për një fushatë ‘raportimi masiv’, gjë që është kundër rregullave të Twitter.

“Ata jo vetëm që nisën një fushatë masive raportimi, por mburreshin për këtë gjë.” – tha ai për The Epoch Times më 5 gusht, ditën kur u ndalua.

“Twitter ka një marrëveshje shërbimi që ju nuk mund ta raportoni masivisht ose të nxisni raportim masiv. Konsiderohet si një ngacmim i synuar dhe është kundër kushteve, por askush nuk e zbaton këtë gjë kurrë, kurrë.”

Ai u mbyll dy herë nga llogaria e tij në Twitter @conceptualjames, një herë më 21 korrik pasi komentoi ndaj Ari Drennen, një drejtore programi LGBTQ në Media Matters, dhe përsëri më 26 korrik për përdorimin e fjalës ‘kujdestar’.

Drennen, e cila mori meritat për mbylljen e  llogarisë së Lindsay më 21 korrik, shkroi një artikull të botuar në internet më 22 korrik duke sugjeruar që Twitter të pezullojë përdoruesit që ‘shpifin ndaj personave LGBTQ  dhe i etiketojnë ata si ‘kujdestarë’ dhe duke e quajtur Lindsay një ‘ekstremist të djathtë’.

Ari Drennen

Lindsay e ka apeluar ndalimin e përhershëm ndërsa akuzoi Twitter për përdorimin e taktikave të ngjashme me ato të Partisë Komuniste Kineze (PKK) për të detyruar njerëzit të pranojnë krime të rreme.

“Kjo është një taktikë e maoizmit, një taktikë komuniste për t’i detyruar njerëzit të pranojnë krimet për të qenë në gjendje të marrin një ndëshkim më të butë. Kjo është fjalë për fjalë se si Mao drejtonte burgjet e tij në Kinën e kontrolluar nga Partia Komuniste në vitet ’50.” -tha ai.

Termi ‘kujdestar’ ka disa kuptime, dhe megjithëse mund t’i referohet pedofilisë, mund të nënkuptojë gjithashtu një rekrutues që ‘përgatit’ dikë në një kult, klub ose organizatë, ose një person që ‘kujdeset’ ndaj një tjetri për një punë ose pozicion, tha ai.

Lindsay pretendon se ai përdori termin ‘groomer’ (kujdestar) për të përshkruar dikë të përfshirë në atë që ai e sheh si ‘indoktrinimin e kultit’ të të tjerëve në lëvizjen trans-aktiviste dhe ideologji gjinore dhe nuk po akuzonte askënd për pedofili.