Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, plagosen katër persona, një i mitur në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër mëngjesin e sotëm.

Katër persona janë plagosur nga përplasja e fortë të cilët janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Lezhës.

Ndër të lënduarit është edhe një fëmijë i mitur i cili është në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Audi’ dhe një tjetër tip ‘Mitsubishi’.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.