Vendosni fjalën kyçe....

‘Çudia’ me ‘The Guardian’, asnjë rresht për vrasjen e 7-vjeçares me shtetësi britanike në Himarë, shkrim promocional për turizmin në Shqipëri katër ditë më pas


Një javë më parë një ngjarje tejet e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë ku Komisari i policisë Arjan Tase goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja mori vëmendjen jo vetëm të mediave në Shqipëri por edhe të atyre britanike duke qenë se e mitura Jonada Avdia me origjinë nga Tropoja ishte shtetase britanike dhe kishte ardhur në vend për pushime.

Mediat më të rëndësishme britanike e pasqyruan gjerësisht lajmin e vrasjes së vajzës së mitur por edhe të ngjarjeve që pasuan.

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku u vra e mitura, në një media të rëndësishme britanike siç është ‘The Guardian’, shfaqet një shkrim promovues për turizmin në Shqipëri.

Ajo që bie në sy është se media në fjalë nuk ka asnjë rresht mbi vrasjen e shtetases britanike të mitur në Shqipëri, diçka e pazakontë kjo për mediat e vendit ishullor.

Për më tepër që ditët e fundit ‘The Guardian’ ka raportuar për ngjarje të ngjashme ku kanë qenë të përfshirë shtetas britanikë.