Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimit, mos blini apartamente në Portin e Durrësit


Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se epiqendra e betejës së opozitës do jetë çështja e inceneratorëve.

“Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën dhe nuk e lëvizim atë.

Dhe nëse kjo është një periudhë ku ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, kjo nuk do thotë se kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do i japim atij atë që meriton. Ne e kemi shpallur armik. Të kuptohemi. Ndonëse deklaratat dhe akuzat tona janë absolutisht të vërteta dhe të bazuara në fakte, por epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësve.

Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit tenderin me negociata të mbyllura, tenderin për vjedhje. Ky është përgjegjësi numër 1. Dhe ky nuk mund të shpëtojë, le të bëjë çtë dojë por në mënyrë absolute ky i ka kohërat e numëruara. Dhe në mënyrë figurative djegësit aty ku djegin plehrat, do djegin qeverinë e tij. S’ka as djegësa, çfarë po them.”- deklaroi Berisha.

Më pas ai iu kthye Portit të Durrësit, ku iu bëri thirrje qytetarëve durrsakë të mos investojnë paratë e tyre për apartamente, pasi do ishin subjekt konfiskimi.

“Ju e morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente. U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se absolutisht do jenë subjekt konfiskimi. Pa asnjë diskutim. Është një nga aferat më të mëdha korruptive.

Ndaj ftoj qytetarët e Durrësit: Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro. Por në epiqendër përsëri ne kemi djegësat.“- tha Berisha.