Vendosni fjalën kyçe....

Flet nga burgu Dorian Protoduari: As bukë s’më kanë dhënë


Nga qelia ka folur një prej të arrestuarve të “Unazës së Re”, Dorian Protoduari i cili momentalisht ndodhet në burgun e Fushë-Krujës.

Në një lidhje telefonike për televizionin “Fax News”, Protoduari tha se janë larguar me qëllim për në paraburgimin e Fushë Krujës, për t’i mbajtur ata larg Tiranës dhe zhvillimeve.

“Ne jemi në paraburgimin e Fushë Krujës, për të na larguar sa më shumë nga Tirana, nga njerëzit tonë. Jemi shumë mirë, të dënuarit e tjerë na kanë pritur shumë mirë na quajnë si hero. Nuk e kuptoj prokurorinë dhe Gjykatën tonë se në çfarë ligji bazohen. Unë isha si të gjithë të tjerët, por pa asnjë lloj prove më hiqet liria. Kudo që të jem, jo vetëm nga burgu, i bëj thirrje Edi Ramës, se ta harrojë se ato prona mund t’i marrë. Ai do t’i marrë vetëm kur të kalojë mbi trupat tonë. Po bën arrestime politike, por nuk do t’ia dalë jo vetëm ai por as Erion Veliaj e as Afrim Qendro”, – tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se a u është bërë presion për t’u tërhequr nga protesta, ai tha: “Unë jam arrestuar tek spitali Ushtarak, ku po vizitoja nënën time që ishte dhunuar nga policia. As prangat nuk më kanë hequr në ambientet e shoqërimit. Nuk më kanë lënë as të komunikoj me familjen. Nuk më kanë dhënë as bukë për të ngrënë. Kisha 20 policë mbi kokë. Më bënin shumë presion psikologjik. As vetë nuk e di se çfarë kam firmosur atje aq shumë trysni e presion psikologjik që kam pasur. Që në ditën e parë ka pasur presion për tu tërhequr nga protesta”.

Protoduari ka folur edhe për Danjel Dobron i cili akuzohet për plagosjen e polices Ina Nuka.

“Jemi mirë, por Danieli është i dëmtuar më shumë nga të gjithë por po merr mjekime. Ai vijon trajtimin mjekësor nga stafi mjekësor i paraburgimit të Fushë Krujës i Danielit.”, u shpreh ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *