Vendosni fjalën kyçe....

Avionët nga Greqia dhe helikopteri shqiptar vënë në kontroll zjarrin në Dropull


Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë pasdites së djeshme dhe sot në mëngjes çfarë bënë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara në zonën e Dropullit.

Në operacion mori pjesë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili ka kryer të paktën 12 fluturime.

Zjarrfikësit në Dropull, punuan në terren për gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota.

Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 ha kullotë.