Vendosni fjalën kyçe....

Policia kufitare në Shëngjin bllokon 9 mjete lundruese që rrezikonin pushuesit


Policia Kufitare e Shëngjinit ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e nëntë mjeteve lundruese për mungesë dokumentacioni. Masa është marrë pas vëmendjes që iu kërkua policisë në plazhe për të mbrojtur pushuesit nga mjetet lundruese.

9 qytetarë janë penalizuar deri tani për  thyerje të rregullave detare me masë administrative deri në bllokim te mjetit lundrues.

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik