Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Atentati mafioz në Fushë Krujë, çasti i shpërthimit të mjetit me të cilin udhëtonin Martinaj e dy shokët e tij


 

Ky është çasti kur mjeti me të cilin udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha ka shpërthyer në flakë pasi ndaj tij janë qëlluar mbi 60 plumba në atentatin mafioz të ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë Krujës.

Një nga vikimat, Vata, ka ndërruar jetë pasi ka dalë nga makina ndërsa dy të tjerët janë djegur brenda makinës.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mes viktimave Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt është emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dyshuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 5 dhjetor 2020.

Ai ka qenë gjithashtu i dyshuar për përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit Xhelal Reçi në Kurbin, ngjarja e ndodhur më 1 nëntor 2021.

Pak çaste pak atentatit, është gjetur një mjet i djegur në zonën e Larushkut që dyshohet se u përket autorëve.

*Video Credits: Shqiptarja