Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e tre viktimave të vrarë në Fushë Krujë


Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata janë emrat e viktimave të vrarë në atentatin në mbiklaimin e Fushë Krujës.

Brilant Martinaj dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen e efektivit të policisë Xhuliano Prela dy vite më parë.

Martinaj rezulton i skeduar për disa ngjarje me herët. Fill pas krimit, autori i dyshuar i krimit u arratis fill pas ngjarjes. Ndërkohë, policia arrestoi bashkautorin e dyshuar për këtë ngjarje, Nikoll Sherrnikun.

Ndërsa viktima tjetër që dhe doli nga makina është Diklen Vata banor i Fushë-Kuqes, Kurbin.

Më datë 27.09.2017 policia e ka arrestuar shtetasin Diklen Vata, në atë kohë 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Atentati i sotëm

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, ku dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.