Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen makinat në aksin Lushnjë-Fier, plagoset një 26-vjeçar


Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier pasditen e sotme.

Një makinë tip “Pezho” është përplasur me mjetin tip “Citroen.

Nga përplasja është palgosur drejtuesi i mjetit “Pezho” shtetasi me iniciale D.M 26 vjeç banues në Lusnjë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Informacion paraprak

Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Lushnjë – Fier, janë përplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *