Vendosni fjalën kyçe....

Balluku me Mziun kapen për pamjen: Ju ndoshta më doni me shami të kuqe, por s’më shkon (Gajaset Braçe)


Pasi deputeti i PD-së, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në një moment komentoi pamjen e jashtme të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mziu u shpreh se ministrja ishte “trendy”.

“Këto 5 vitet e fundit ke qenë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurt që do të ndikojë në karrierën tënde. Të sugjeroja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre.”– tha Mziu.

Menjëherë Balluku iu kundërpërgjigj, duke thënë se ndoshta Mziu donte që ta shihte atë me shami të kuqe, por asaj nuk i shkonte kjo. Në këtë moment, ministrat e deputetët në Kuvend mezi mbanin të qeshurën, sidomos Erion Braçe.

 “Faktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, që nderon gjithë Dibra, Por kam dyshimet e mia që ti e njeh. Se shkon rrallë në Dibër. Nuk të presin ndaj. Edhe për qershitë që thua, e ke personale. U mendova që mos të merresha me gjobën dhe kallëzimet. Por ti e ke personale se nuk shkëputeshim dot. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por nuk më shkojnë. Qëndrojmë te teknikalietet e rrugës. E kam provuar shaminë, por nuk më shkon. Ti që tregon diskriminim, duhet të ishte çuar dhe t’i thoje që mos të flasë kolegu dhe mos të merret me look-un e zonjës (I drejtohet deputetes së PD-së). Ju zonja i lejoni që të merret me ministret dhe deputetet. Pamja ime është kjo gjë është, por punët i bëj mirë.”– tha Balluku.

Braçe i cili mezi e mbajti veten kur fliste Balluku, pas këtij debati mori fjalën dhe tha: “Nëse ka një gjë të shëmtuar në këtë parlament për shkak të ideologjisë që e rrënoji një njeri i vetëm është sulmi personal që bëjnë nga kjo anë për gra dhe zonja në këtë anën tjetër. Kjo është një turp.

Kur dëgjoj këtu që bëhet thirrje mos kalo nga ajo rrugë por nga kjo rrugë. Më vjen të pyes po ju nga kaloni, përse duhet të vdesin ata dhe nuk vdisni ju…”