Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje shqiptarëve: Ju pres të gjithëve nesër në Bulevard kundër sektit mafioz, poshtë oligarkët


Presidenti Meta e ka cilësuar miratimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat nga mazhoranca fshehurazi, duke shkelur Kushtetutën e rregulloren e Kuvendit, si krimin më të rëndë kushtetues e financiar duke shkelur barazinë para ligjit për qytetarët e biznesmenët e ndershëm, për të favorizuar një grusht oligarkësh.

Ai tha se miratimi i këtij ligji, brenda ditës që ai e kishte kthyer në Kuvend për rishikim, u bë për interesat e një grupi oligarkësh dhe në kurriz të qytetarëve e biznesmenëve të ndershëm duke u rritur këtyre të fundit taksat me vlerë qindra milionë euro.

Meta nuk la përmendur edhe sulmin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj nga ana e kryeministrit Rama, të cilin e quajti gruaja e Bilalit. Ai tha se Rama është tradhëtari i kombit dhe nuk mund të krahasohej me Haradinajn.

Ai e cilësoi rilindjen, parlamentin e qeverinë si sektin më të rrezikshëm e mafioz që ka kapur vendin duke shkelur Kushtetutën dhe po varfëron e dhunon shumicën e shqiptarëve për interesa te errëta.

Meta i ftoi sërish qytetarët e biznesmenët që t’i bashkohen nesër në bulevard në tubimin në mbrojtje të Kushtetutës.

‘Për presidentin ka rëndësi që qytetarët të vijnë e të thonë fjalën e tyre. Duan të jetojnë në këë republike që po shtron Kushtetutën, që ka instaluar një shtet që dhunon shumicën për interes të pakicës, duke shkelur Kushtetutën. Në kongresin e Rilindjes, ministrja e Padrejtësisë mburrej me reformën në drejtësi ndërkohë që është kapur me presh në duar duke shkelur katër ligje. Nesër manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm më flamuj kuqezi dhe me thirrje E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe Liri Demokraci. Rroftë Kushtetuta e Shqipërisë, rroftë sovrani. Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit, poshtë oligarkët.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *