Vendosni fjalën kyçe....

“Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje”- Mark Rutte


Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin kapur fizikisht me njëri-tjetrin.

Rutte foli për vakancat në gjyqësor, që janë një nga problemet kryesore sipas tij në Shqipëri.

“Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë. Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje. Kemi pasur bashkëpunim. Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh. Njerëzit duhet të shkollohen. Nuk jemi arritur maksimum por dhe në Holandë nuk janë të përsosur.”- tha Rutte.