Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi kërkon bashkëpunim me Jozefina Topallin: Me Hajdarin nuk u zhgënjeva, s’na premtoi se do bashkohej


Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se me formimin e partisë së re ai do tentojë të komunikojë me Jozefina Topallin dhe me të gjithë që duan të bashkohen në lëvizjen e tij.

Nuk kam hasmëri politike, ajo ka qenë mikeshë e imja, kemi kaluar peripeci të llahtarshme, pse jo do të përpiqem të kontaktoj jo vetëm Topallin, por me të gjithë ata që duan t’i bashkohen atyre që kërkojnë pushtet me votë, e jo me rrotë“-tha Murrizi.

Ndërsa për Rudina Hajdarin e cila nuk do marrë pjesë në partinë e tij, Murrizi tha se nuk ndihet i zhgënjyer pasi ajo nuk u kishte premtuar se do merrte pjesë në lëvizjen e përbashkët.

“Një zhgënjim i atij (Halit Valteri) jo i imi, me idenë që kemi qëndruar së bashku për kauzën e hapjes së listave, jo vetëm me Hajdarin. Tani duhet të ndahet gjithsecili të mirë e tij. S’na kishte premtuar se do ishim bashkë në parti. Unë iu kam thënë do organizojmë një lëvizje me një sigël partie, që të mos spekulojmë me të qenit deputet dhe të kandidojmë në 12 qarqe. Hajdari nuk ka qenë e prirur për të qenë pjesë e lëvizjes së përbashkët“, tha Murrizi.

Për zgjedhjet e 25 prillit, ai iu premton qytetarëve se do të jenë më të fortë në Kuvend, teksa nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni pas zgjedhor.

“Do të kandidojmë në 12 qarqe me 140 kandidatë me lista të hapura. Do të jemi më të fortë në Kuvend, hapja e listave është një sukses i yni. Kushtetuta nuk ndryshohet më. Luli dhe Rama inshAllah po i mbyllin listat, nëse mendojnë se mund të vijnë në pushtet me militantë, i ftoj shqiptarët që të votojnë forcat e tjera politike që do jenë në garë me 100% lista të hapura. Nuk i përjashtoj koalicionet pas zgjedhjeve”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *