Vendosni fjalën kyçe....

Kisha Katolike nuk i bekon çiftet gay: Zoti s’mund ta bekojë mëkatin


Kisha Katolike nuk ka fuqi për të bekuar bashkimet e të njëjtit seks, shkruan BBC. “Është e pamundur që Zoti të bekojë mëkatin.”- tha të hënën Kongregacioni për Doktrinën e Besimit (CDF).

Por megjithatë CDF vuri në dukje “elementet pozitive” në marrëdhëniet e të njëjtit seks.

Në muajin tetor, Papa Françesku tha në një dokumentar se ai mendonte se çiftet e të njëjtit seks duhet të lejoheshin të kishin “bashkime civile”. Pra të martoheshin ligjërisht.

Por “bekimi” në Kishën Katolike, jepet nga një prift ose një ministër tjetër në emër të Kishës.

Të hënën, Papa Françesku miratoi përgjigjen e Kongregacionit, duke thënë se “nuk synonte të ishte një formë e diskriminimit të padrejtë, por përkundrazi një kujtesë e së vërtetës së ritit liturgjik”.

Disa famulli në muajt e fundit, në Gjermani dhe në SHBA, kanë filluar të japin bekimet për njerëzit e të njëjtit seks si një mënyrë për të mirëpritur katolikët homoseksualë në kishë.

Mirëpo pyetjes “A ka Kisha fuqinë për t’u dhënë bekimin bashkimeve të personave të së njëjtës seks?”, CDF iu përgjigj: “Negative”.

CDF vuri në dukje se martesa midis një burri dhe një gruaje është sakrament dhe prandaj bekimet nuk mund të shtrihen në çiftet e të njëjtit seks.

“Për këtë arsye, nuk është e ligjshme të jap një bekim në marrëdhëniet, ose partneritetet, madje edhe të qëndrueshme, që përfshijnë aktivitet seksual jashtë martese, siç është rasti i bashkimit midis personave të të njëjtit seks.”– argumenton Kongregacioni për Doktrinën e Besimit, citon BBC.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *