Vendosni fjalën kyçe....

Berisha prezanton Alfred Lelën si drejtor të zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediet ku ka njoftuar se drejtori i ri i zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD do të jetë Alfred Lela.

“Së pari kam kënaqësinë të paraqes para jush dhe publikut, drejtorin e zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të Partisë Demokratike, publicistin, gazetarin, polemistin e mirënjohur, zotin Alfred Lela. Alfredi, siç e dini ju, ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë pas përfundimit të studimeve, ai ka bërë një vit kualifikimi në Boston, Massachusetts University. Ka kompletuar doktoraturën me një libër më interesantin e jetës së tij. Ka shkruar dhe libra të tjerë por ai ai s’mund të shkruajë një të dytë. Do drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës për PD-në.”- tha Berisha.