Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë Krujë-Thumanë, shoferi humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë pasagjerja


Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, ku si pasojë një 77-vjeçare ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.