Vendosni fjalën kyçe....

Kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, Sergio Mattarella-n e rizgjedhin president të Italisë


Presidenti italian Sergio Mattarella ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi.

80-vjeçari doli si zgjedhja më e njohur pas gjashtë ditësh votime shpesh të tensionuara në Romë.

Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për ‘stabilitetin’ e Italisë.

Ai u rizgjodh zyrtarisht të shtunën, pas raundit të tetë të votimit. Duke shpallur vendimin e Mattarella për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale Mariastella Gelmini përshëndeti ‘ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen me vendin dhe institucionet e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese’.

Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord të rizgjedhin zotin Mattarella të shtunën pasi shtatë raunde votimi dështuan për të prodhuar një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Mario Draghi.