Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina e fshehur në qymyr/ SPAK sekuestron anijen e ardhur nga Kolumbia në portin e Durrësit


SPAK ka sekuestruar anijen “Unistream” e cila u bllokua pak ditë më parë në Portin e Durrësit pasi gjatë kontrollit policia gjeti kokainë.

Kjo anije erdhi disa javë më parë në Portin e Durrësit nga Kolumbia e mbushur me qymyr, por që gjatë kontrollit iu zbulua një sasi prej 60 kg droge. Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesën me qymyr para nisjes nga Kolumbia.

12 pjesëtarë të ekuipazhit (shtetas të huaj) qëqëndrojnë në anije, e kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e drogës.

Sipas televizionit “News 24”, atyre ndërkohë u janë marrë pasaportat dhe telefonët, e aktualisht po bëhet këqyrja e aparateve telefonikë për të mësuar më shumë detaje e të dhëna.

Pak ditë më parë autoritetet vendosën se ekuipazhi duhet të qëndronte në tryezë deri në përfundim të hetimit.