Vendosni fjalën kyçe....

Greqia me masa të reja shtrënguese, shtetrrethim dhe mbyllje aktivitetesh


Zona e parë përfshin zonat e gjelbërta dhe të verdha ku do të aplikohen masa si përdorimi kudo i maskave dhe ndalimi i trafikut nga ora 12 i mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Zona e dytë e cila e ka kurbën e infeksionit më të madhe, përfshin zonat portokalli dhe të kuqe, dmth Athinën dhe të gjithë Greqinë Veriore dhe për to, izolimi përfshin edhe mbyllje të hotelerisë, vendeve të argëtimit dhe aktiviteteve sporteve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se “Tetori i kuq” me rritjen eksponenciale të rasteve e detyron atë të vendosë përsëri në përparësi absolute mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

“Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër.

Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë. Unë e kam këtë detyrim. Dhe kjo është ajo të cilës unë i shërbej ”, theksoi ai veçanërisht në fjalën e tij.