Vendosni fjalën kyçe....

Gjuriç: KFOR të çarmatosë ushtrinë e Kosovës, kush bëhet pjesë do arrestohet


Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka reviltuar zyrtarët serbë.  Pas votimit të Ushtrisë nga parlamenti i Kosovës, të menjëhershme kanë qenë reagimet e tyre. Marko Gjuriç, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e serbe ka kërkuar që KFOR që të çarmatos atë.

“Vendimi ka për qëllim ndryshimin me dhunë të kufijve të vendit tonë dhe shkeljes së kushtetutës dhe akteve ndërkombëtare që përcaktojnë pozicionin e krahinës sonë jugore. Çdo gjë tjetër do të thotë mbështetje direkt për aktivitete të paligjshme me qëllim të okupimit dhe ndarjes së dhunshme të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, e cila është e paligjshme dhe e dënueshme sipas të drejtave ndërkombëtare dhe rregulloreve të Republikës së Serbisë.”, vazhdoi ai.

Gjuriç i sugjeroi që shqiptarët dhe serbët që të mos i bashkohen ushtrisë së re dhe i kërcënoi se do të arrestohen ata që i bashkohen asaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *