Vendosni fjalën kyçe....

PD e rithemeluar apo e shkallmuar


Nga Elvi Fundo

Një proces që zgjati shumë muaj.

Prej shtatorit të vitit 2021, gati 9 muaj  të cilat po përfundojnë me zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD.

Gjithçka filloi me përjashtimin e Sali Berishës nga Lulzim Basha. Luli nga shenjtor u bë Judë, në PD filloi “stuhia”, Sali Berisha u kthye kryetar, kjo nuk kishte më asnjë dyshim.

Premtime për rithemelim, për votën e lirë, parti konservatore, etj si këto.

Po në fakt a u rithemelua apo u shkallmua PD?

Për ata që shpresonin diçka tjetër, fjala është se ende ka kohë për të parë rezultatet e rithemelimit.

Për ata që nuk shpresonin aspak tek Berisha, mund të quhet e shkallmuar. Por, në fakt, midis të dyjave ka një rrugë që i bashkon.

Së pari është kapja e saj.

Çfarë do të thotë kapje? Kapja e PD ose shkallmim me emrat që do shkojnë dhe do marrin drejtim.

Kryesia, lista e saj në fillim pati diskutime, sepse shumë emra nuk duhet të ishin në atë garë, por rezultati u votua në një Këshill Kombëtar i cili duhet theksuar ka dalë nga një proces problematik numërimi.

Flamur Noka dhe të tjerë të PD i kanë futur duart në lista. Futja e duarve të Flamur Nokës u bë me një qëllim.

Ai ka ëndër të bëhet sekretar i përgjithshëm. Pra këto procese, dëshirat personale, kapja e strukturës nuk është rithemelim por është shkallmim.

Faktet për të mos u bërë grindavec mediatik na flasin se shpresa për një Rithemelim të vërtetë të PD dhe situatës ka shumë ndryshime.

Fakti është ky që po ndodh së fundmi me Flamur Nokën, i cili qurravitet korridoreve të PD-së, pse nuk doli i pari në votim dhe tashmë kërkon të bëhet sekretari i përgjithshëm i kësaj partie. Ky FLamur në 2013 ishte me 100 flamuj. Sekretar organizativ, Ministër i Brendshëm, negociator me aleatët, aq i zoti sa nuk e kuptoi kurrë që LSI po ikte. Le të flasim për gjendjen ku katandisi PD.  

Pra, në rast se Rithemelimi ka shpresë të ecë përpara dhe të hapet, nuk mundet të ketë shpartallimin, shkallmimin dhe shkatërrimin me vendosjen e njerëzve si Flamur Noka në postet e rëndësishme. Sepse prej tyre doli në opozitë. PD nuk mund të rikthehet në 2013.

 Ai mund të jetë militant, ka kontributet e tij, por “ndalu beg se ka hendek”.

Në rast se PD doli në opozitë për personazhe si Flamur Noka në 2013. Rithemelimi nuk mund të jetë proces për të risjellë Mul Nokën në krye të PD, për tu kthyer më keq se me Gaz Bardhin. Pa folur më tej se PD do bëhej një Lega Nord që sdo rritej kurrë.

Prandaj duhet të ketë Rithemelim me parime e vlera, jo shkallmim.  Me Mulrat në krye nuk ka rezultat tjetër, vetëm një që është: humbja dhe shkallmimi.

Një rithemelim i vërtetë është ai i parimeve të votës, demokratëve dhe vlerave të kontributeve, jo i kapjes së çdo karrigeje nga servilë dhe ata që ishin personazhet kryesorë të PD në opozitë apo dhe ata që u kanë bërë dëme qindra e mijwrave demokratëve me arrogancën, megallomaninë e tyre, paaftësinë e tyre. Duhen politikanë jo thjesht dhe vetëm për të drejtuar, por për të qenë pranë njerëzve dhe për të thithur sa më shumë vota.

Me Mulin, rithemelimi është i shkallmuar, jo sepse ai s’duhet të jetë pjesë e PD, patjetër që duhet të jetë edhe shumë poste të tjera, por kurrësesi dyshi i PD-së.

Flamuri mesa duket nuk do rithemelim, por do ketë shkallmim, aty është në terrenin e tij.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al