Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës, Berisha: Akt i shëmtuar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në foltoren e Kuvendit, pasi PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi këtë si një akt të shëmtuar.

“Në një akt të shëmtuar, sot refuzuan Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Disident të një familje të shkëlqyer dhe një kombinim individësh që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar anëtar te komisioni i dosjeve të sigurimit të shtetit.”– tha Berisha.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se kandidatura e Simon Mirakës u rrëzua pasi mbante firmën e Sali Berishës.

“Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandate të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë ‘katrani me bojë’ (i referohet Berishës) dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij.

Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë. I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë do ta konsiderojmë. Mendoj se është në nderin e zotit Miraka që mos ta bëjë pis emrin e vet që një propozues është njësoj si sigurimi i shtetit. Ne po ndihmojmë zotin Miraka që të mos bëhet pis.”– tha Balla.