Vendosni fjalën kyçe....

Balla i përgjigjet Alibeajt: S’e keni monopolin e kandidaturave, propozoni emrat. S’pranojmë asnjë të tillë nga Berisha


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla deklaroi sot gjatë tryezës për presidentin e ri me opozitën se kjo e fundit është e lutur që të bëjë propozimet për emrin e kandidatit deri në raundin e katërt.

Ai tha gjithashtu se nëse ndonjë nga emrat e propozuar nga ana e opozitës merr mbështetjen e shumicës në parlament atëherë mund të zgjidhet.

Ndër të tjera përfaqësuesi i PS-së tha se opozita mund të propozojë emrin e kandidatit për president por nuk e ka monopolin e propozimit.

Po kështu Balla tha se shumica nuk do pranojë asnjë emër të propozuar nga ana e ish-kryeministrit Berisha dhe grupi i tij.

“Ua kam thënë gjithmonë, po ua them edhe sot. Të drejtën e propozimit e ka pasur çdo palë. Shembulli që solli zoti Mediu që presidenti i zgjedhur në vitin 2002 e propozoi Bashkimi Liberal Demokrat. E propozoi dhe u bë President. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat? Sepse e tillë është procedura. Silleni kandidatin, opozita mund të sjellë 3 kandidatë. Ne kemi vendosur një kusht që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. Për të tjerët s’ka problem. Këtu këtë gjë ta kemi të qartë, silleni, nëse keni dakordësi. Dy raunde i keni ju, natyrshëm në raundin e katërt dhe të pestë. Ne nuk do të propozojmë kandidatë pa propozuar më parë ju. Ju do të propozoni ne do e mendojmë dhe kemi edhe ne të drejtën e propozimit sepse nuk e keni ju monopolin.” – tha Balla.