Vendosni fjalën kyçe....

Meta për ngjarjen në Kavajë: E papranueshme të humbë jetën një qytetar brenda institucioneve shtetërore


Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vetëvrasjen e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se është e papranueshme sipas tij që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore.

Sipas tij, kjo përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!”- shkruan presidenti Meta.