Vendosni fjalën kyçe....

I vodhën makinën një italiani, një në pranga dhe një në kërkim (VIDEO)


Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar të dënuar më parë për tentativë vrasje, pasi u kap në timonin e një makine që i ishte vjedhur një shtetasi italian.

Pronari italian i automjetit kishte bërë denoncimin në Komisariatin Nr.2, ku kishte thënë se 27-vjeçari ia kishte marrë makinën përmes mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më.

Policia ka shpallur në kërkim dhe një shtetas 42 vjeçar.

Detajet e Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E. P, i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njënjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *