Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja shqiptare përdhunohet nga një pakistanez në Greqi, tre burra të tjerë rrinin duke parë


Një 34-vjeçare shqiptare ka bërë denoncim në policinë e Selanikut se është abuzuar seksualisht.

Mediet greke raportojnë se 34-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria u paraqit dje në polici ku tha se ishte dhunuar nga një 32-vjeçar pakistanez, të cilin e kishte takuar një muaj më parë. 32-vjeçari akuzohet se e ka çuar gruan në një zonë jo shumë të frekuentuar, ku e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërsa pranë ndodheshin edhe tre burra të tjerë duke parë.

Pas denoncimit autoritetet policore janë vënë në veprim dhe pas kontrolleve, kanë arrestuar një 25-vjeçar pakistanez të dyshuar për bashkëpunim në përdhunim. Ndërsa vijojnë kërkimet për të dyshuarit e tjerë.