Vendosni fjalën kyçe....

Testet e antitrupave, shteti amerikan e kishte rastin e parë të Covid-19 që në janar


Kishte të paktën pesë infeksione me koronavirus në Ohio që në janar, tha drejtori i shëndetit të shtetit amerian, duke sugjeruar se sëmundja filloi të përhapet atje javë më herët nga sa mendohej.

Pesë rastet e hershme – që besohet të kenë dalë në pesë qarqe në Ohio midis 7 dhe 27 janarit – u njoftuan të hënën nga Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë, Dr. Amy Acton, i cili tha se infeksionet e panjohura më parë ishin zgjedhur në mes të testimeve të antitrupave.

“Ne në të vërtetë kemi një datë të re të fillimit të virusit. Ne kemi gjetur pesë raste tani kur data e fillimit të simptomave ishte në janar,” tha Acton në një konferencë për shtyp.

“Ne po bëjmë shumë më tepër hetime, detektivët tanë të sëmundjes po kthehen për të parë në këtë drejtim dhe të shohin nëse kjo ka të bëjë me udhëtimin e personave të prekur.” – shtoi ai.

Ohio njoftoi tre rastet e para të konfirmuara të Covid-19 më 10 mars ndërsa sipas të dhënave të fundit virusi është përhapur të paktën një muaj më herët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *