Vendosni fjalën kyçe....

SPAK jep pretencën, kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa


SPAK ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasën.

Kështu mësohet se SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg si dhe 5 vite heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për ish-prokurorin, i cili akuzohet se pushoi një çështje për një të akuzuar pasi mori para. 

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim prej 12 vitesh e 7 muajsh burg për personat e tjerë që ishin në proces me ish-prokurorin Hasa.

Kujtojmë se Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme.

Pretenca e SPAK-ut:

  1. Sali Hasa 3 vjet e 6 muaj burg (5 vjet heqje e së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike)
  2. Emiljano Mirani 2 vjet 6 muaj burg
  3. Elson Papa 1 vit burg
  4. Napolon Hodaj 2 vjet burg (5 vjet heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike)
  5. Julian Zera 15 muaj burg
  6. Markelian Aliani 3 vjet e 6 muaj burg
  7. Qerim Ruçi 2 vjet e 6 muaj burg
  8. Bledar Hajredini 2 vjet burg