Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo merr çmimin Globe Soccer Awards, Liverpool klubi më i mirë i viti


Sulmuesi portugez i Juventus, Kristiano Ronaldo triumfoi në mbrëmjen e “Globe Soccer Awards”, duke mundur rivalin e tij të përjetshëm Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk.

“Ja dedikoj këtë trofe familjes dhe shokëve të mij te Juventus. Dua të falenderoj edhe ata që më votuan. Shpresoj të jem sërish këtu vitin tjetër”, ishin fjalët e rastit të Ronaldo pas marrjes së çmimit.

Liverpool, u shpall si klubi më i mirë i vitit dhe sigursht Jurgen Klopp që mori trofeun për trajnerin më të mirë. Pjesë e garës në “Globe Soccer Awards” ishte edhe Igli Tare, i nominuar për çmimin e drejtorit sportiv të vitit.

Pavarësisht punës së shkëlqyer me Lazio, trofeu në këtë kategori u fitua nga kolegu i tij tek Atletiko Madrid, Andrea Berta. Çmimi i karrierës në mbrëmjen gala të zhvilluar në Dubai shkoi për ish-futbollistin uellsian të Manchester United, Ryan Giggs.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *