Vendosni fjalën kyçe....

Dopieta e Bonuçit i jep fitoren Juventusit kundër Venecias


Leonardo Bonuçi i ka dhënë fitoren Juvnetusit përballë Venecias në Seria A.

Fillimisht në minutën e 7 Bonuçi hapi sfidën duke e mbyllur në fitore edhe pjesën e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, Aramu barazoi rezultatin për Venecian.

Golin e fitores për “zonjën e vjetër” Bonuçi do e shënonte në minutën e 76.

Me 3 pikët e marra Juventus sërish qëndron në vendin e katërt ndërsa Venecia në vendin e fundin rrezikon rënien një kategori më poshtë.