
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë inauguruar objektin e ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në veri të Mitrovicë.
Në këtë godinë janë vendosur Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat më parë operonin në ambiente me qira. Sipas autoriteteve, ky zhvillim vjen në kuadër të vendimit për zhvendosjen e strukturave shtetërore nga objektet me qira në prona publike.
“Ky zhvillim vjen në vijim të vendimit të fundit të Ministrit të BPZhR-së, Armend Muja, i cili ka bërë të ditur se të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse, që aktualisht operojnë në objekte me qira, do të zhvendosen në objekte shtetërore”, thuhet në njoftim.