Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhën para në një banesë, arrestohen dy vëllezërit  në Shkodër


Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Në pranga ranë dy vëllezërit A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ata dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”-njofton policia.