Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi shpall emrat e 150 fituesve për Këshillin Kombëtar të PD-së: I dhamë fund kryetarokracisë


Komisioni Qendror i numërimit të votave në Partinë Demokratike ka shpallur emrat fitues të Këshillit Kombëtar pas votimeve të zhvilluara ditën e djeshme në Kuvendin e PD.

420 kandidatë garonin për 150 vende në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në deklaratën për shtyp në selinë blu Albana Vokshi lexoi emrat fitues ku mes tyre ishin emrat e Bujar Kapexhiut, Ilir Alimehmetit, Rudina Hajdarit, Muslim Murrizit, Jamarbër Malltezit etj apo edhe ish-deputetëve dhe ish-ministrave gjatë qeverisjes Berisha.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se ky ka qenë një proces transparent që i jep fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se numërimi i votave është transmetuar Live për hërë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.

“Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat Live.

Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte Live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.

Vokshi theksoi se 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG

“30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, u shpreh ajo.

Emrat e fituesve

Adriana GjonajElgi HykaLaura Vorpsi
Adriana KalajaEliona GremiLediana Fratari
Agron KuliçajElior VilaLedina Alolli
Aida ShehuElisabeta SkrapariLedina Mandia
Akil KrajaElton BanoLedio Nuraj
Albina DedaElvis MalasiLisandër Hoxha
Aldo BumcciEdlira BushatiLorenc Luka
Aleksandër BiberajEnkelejda SallakuLorin Hoxha
Alta Hazizi HalucaEno BozdoMal Berisha
Andi DollapiEnca BashaMalbor Duka
Andi MustafaiErvin MinarolliMariglen Doçi
Andon FrrokajEsmeralda MetkoMariana Brunga
Anisa DervishajEtion KapedaniMatilda Qyrku
Anisa KadeshaFatbardh KadilliMegi Balliu
Ankelida ÇelaFatbardha KadiuMariglen Kurtballaj
Anxhela MalkoFation BathorjaMimoza Hadarmataj
Apollon BaçeFeride RrahmanajMimoza Rexhvelaj
Arben BeqiriFjoralba DizdariMinushe Lazaj
Arben IbroFiqiri IsmailiMirala Tabaku
Arben ImamiFloriana GaroMyqerem Tafaj
Arben MizaFlorin KurmekajMyslimi Murrizi
Arben RistaniFlorion MimaNadire Meçorapaj
Arbjola HalimiGazmend DibraNazlie Lacci
Ardjan MukaGazmir SpahiaNikolin ÇALI
Ardian TurkuGenc DeromemajOsman Mula
Arjan DedejGenc PolloOsman Stafa
Armend MusaiGent StrazimiriParid Teferiçi
Arnold KariqiGentian MishovaPrel Gjoni
Arvid BushatiGjergj MeroQemal Çejku
Aulon KalajaGjov VuksaniQemal Hoxha
Aurel BylykbashiGlauk OlldashiRajmonda Bulku
Avenir PekaGrigels MuçollariRenis Gjoka
Barbara DodaIbrahim MorinaRobert Budina
Bedri HoxhaIlir AlimehmetiRoland Keta
Besart XhaferriIliriana KuçanaRubens Shima
Besnik AliajImanuel ÇaushajRudina Hajdari
Bislim AhmetajImelda KrajaSajmir Mulgeci
Bledi KasmiIndrit HoxhaSara Bodo
Bujar KapexhiuIrena ShestaniSevalgon Berisha
Bujar VukajIvi KasoShaqir Manjani
Çlirim GjataJamarbër MallteziSherefedin Shehu
Dafina MudaJola HysajShkëlqim Hoxha
Dasho AlikoJulian DedaSpiro Vaso
Dava MarkuKeltis KrujaSuzana Guxholli
Denion ShëngjergjiKlara BiciValdete Vorbsi
Dorel MemoçiKlaus ShaqiriVoltana Ademi
Dorian TelitiKlevis BalliuXheraldo Dashi
Dritan BurgieKlodian LataXhulian Guçe
Edit HarxhiKlodian MuçoYlli Asllani
Elena QiriciKlodiana ÇapjaZyrafete Kulla