Vendosni fjalën kyçe....

Dalja e tij e parë publike pas arrestimit, Meta: Proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar


Sot po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është shfaqur për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij.

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur direkt me një fjalim pas kafazit prej xhami, ku ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.

“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën.”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami.

Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. Ai iu drejtua me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.

Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa pritet që në këtë proces të ketë përballjen e parë direkte me prokurorët në sallën e gjyqit, në prani të mediave, ku pritet të përcjellë edhe qëndrimet e tij publike.