Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku ia kthen Ramës: Lodhet kryeministri me propagandë, ia prish filmin Veliaj. Pse blen bashkia 200 mijë euro ujë për stafin?!


Deputetja e PD-së Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit i bëri thirrje që të pinte ujë nga rubineti.

Me jo pak ironi demokratja shkruan se sado përpiqen Rama të bëjë propagandë, ia prish të gjithën Veliaj.

Më tej ajo e pyet kryeministrin se pse Bashkia Tiranë ble 200 mijë euro në vit ujë të pijshëm për stafin.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?” – shkruan Tabaku teksa publikon dokumentin e tenderit të Bashkisë Tiranë.

Më herët kryeministri Rama publikoi në TikTok një video duke pirë ujë nga rubineti i shtëpisë së tij.

Videoja erdhi pasi një debati një ditë më parë në parlament mes të dyve me Tabakun që pyeste se sa deputetë pinin ujë rubineti e me Ramën që i përgjigjej se do bënte një video duke pirë ujë rubineti që do e postonte në TikTok.