Vendosni fjalën kyçe....

BE nuk arrin të pajtohet mbi ndalimin e energjisë ruse


Bashkimi Evropian nuk ka arritur të arrijë bashkërendim për ndalimin e plotë të importeve të naftës dhe gazit rus, por thonë se një marrëveshje do të arrihet në javët e ardhshme.

Shtetet anëtare po diskutojnë disa mundësi për sanksione ndaj furnizimeve ruse të naftës dhe gazit, por nuk ka njëzëshmëri për asnjërën prej tyre, sipas shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell, cituar nga ‘Le Figaro’.

“Me sa di unë, në këtë moment nuk ka asnjë propozim në tryezë për naftën dhe gazin. Ka shumë konsiderata, shumë propozime që janë studiuar.” – tha Borrell të enjten.

Sipas presidentit francez Emmanuel Macron, ndalimi i importeve të naftës dhe gazit rus nuk po shqyrtohet për momentin.

“Kjo çështje, embargoja ndaj gazit dhe naftës ruse mund të shfaqet në tryezën e bisedimeve, por jo sot. Negociatat për qymyrin dhe naftën tashmë janë duke u zhvilluar, por jo për gazin.” – tha Macron për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ të premten.

Më herët gjatë ditës, ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se një embargo ndaj importeve të naftës nga Rusia mund të vendoset në javët në vijim, duke shtuar se ka ‘kundërshti dhe shqetësim’ midis anëtarëve të BE-së për vetë idenë e ndalimit.

“Ndalimi i furnizimit me naftë nga Rusia është në tavolinë, kjo çështje mund të zgjidhet brenda javësh, por nuk ka ende një datë të saktë.” – tha Le Maire të premten, cituar nga transmetuesi BFMTV.