Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid mposht Zargozën dhe kalon në çerekfinale në Kupën e Mbretit


Real Madridi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi e mundi me lehtësi të madhe 4:0 Zaragozën të mërkurën.

Raphael Varane, Lucas, Junior Vinicius dhe Karim Benzema i shënuan golat e triumfit për skuadrën e Zinedine Zidane në La Romareda, raporton Gazeta Express.

Madridi ishte tejet efikas ndaj klubit nga Segunda Division, niveli i dytë i futbollit spanjoll, duke shënuar katër herë në pesë tentime në kornizën e portës.

Zidane e nisi takimin pa Eden Hazard dhe Gareth Bale të lënduar dhe me Karim Benzeman në stol, duke e krijuar një vijë sulmuese Vinicius-Jovic-Lucas.

Varane e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, para se Lucas ta dyfishonte epërsinë e Madridit në minutën e 32-të.

Vinicius dhe Benzema, i ardhur nga stoli, shënuan edhe dy herë të tjera në minutat 72 dhe 79, përkatësisht.

Kjo ishte ndeshja e 20-të radhazi që Los Blancos nuk humbasin në të gjitha garat këtë sezon. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *