Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr videon duke pirë ujë nga rubineti, batutë më Tabakun: Ti Jorida si tironse, duhet të pish ujë Tirone


Kryeministri Rama ka hedhur një video në rrjetin social TikTok ku shfaqet duke pirë ujë nga rubineti në banesën e tij në Tiranë dhe në një kompani private në Lezhë.

Videoja e Ramës vjen pas batutave ditën e djeshme në parlament me deputeten e PD-së, Tabaku. Kjo e fundit tha në fjalën e saj se asnjë deputet në sallë nuk e pinte ujin që vinte në rubineta nga Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës.

Po dje, kryeministri iu drejtua Tabakut duke i thënë se do bënte një video duke pirë ujë nga rubineti i shtëpisë, video të cilën do e hidhte në TikTok, gjë të cilën e bëri sot. Në video kryeministri pi ujin nga rubineti dhe i bën thirrje Tabakut që të bëjë të njëjtën gjë.

“Ky është uji i Tiranës. Sa i mirë. Pini ujë Tirane dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone.” – thotë Rama në video.