Vendosni fjalën kyçe....

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari në Tiranë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, ku një 33-vjeçar me inicialet R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga. Për fat të keq, ai nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

 “Rreth orës 01:30, në rrugën ‘Sulejman Delvina’ shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *