Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë fugoni i mallrave në aksin Tiranë-Elbasan


Një fugon mallrash ka marrë flakë paraditen e kësaj të mërkure në aksin Elbasan Tiranë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit në këtë aks.

Në pamjet e publikuara nga Panorama.al shihet se fugoni është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.