Vendosni fjalën kyçe....

Kalon për gjykim dosja e ish-drejtorit të RTSH-së dhe tre anëtarëve të Komisionit, kërkuan gjykim të shkurtuar


Dosja e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi dhe tre anëtarëve të Komisionit të vlerësimit të ofertave ka kaluar për gjykim.

Të akuzuarit kërkuan gjykim të shkurtuar për çështjen dhe tashmë presin verdiktin e gjykatës së Posaçme.

Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre punonjësit e televizionit kanë abuzuar “Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë”.