Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja për Rininë: Edhe unë qesh me lapsuset e mia, rëndësi ka që nuk bëj gafa në punë


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në një intervistë për Report TV nuk i shpëtoi përgjigjes për gafat të cilat bën gjatë daljeve publike.

Muzhaqi tha se qesh me gafat që bën kur i sheh që sipas saj vijnë nga mungesa e eksperiencës në daljet mediatike.

Por Muzhaqi theksoi se për të është e rëndësishme që nuk bën gafa në punë.

Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë se nuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime.

Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, tha Muzhaqi ajo në emisionin “Studio live”.