Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Sarandë-Delvinë, plagosen shoferja dhe pasagjerja


Një aksident është regjistruar në aksin Sarandë-Delvine, pasi një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç.

Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet..