Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në Krujë, disa të shoqëruar


Një operacion antidroge është zhvilluar këtë të mërkurë në rrethin e Krujës.

Sipas televizionit “News 24”, gjatë këtij aksioni u sekuestruan 900 fidanë kanabisi, megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë efektivë të komisariatit të Krujës, punonjës të drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe disa grupe të FNSH.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që pritet informacioni zyrtar nga uniformat blu.