Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut


Arrestohet nga policia sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri është arrestuar nga policia.

Sipas “Alsat” ai u dërgua në burgun e Shkupit me automjetin e policisë, pasi Gjykata Themelore i kishte njoftuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake pas prokurorit kompetent dhe të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij në lidhje me propozimin, duke vlerësuar të gjitha faktet që i bashkëngjiten propozimit, ka marrë vendim me të cilin pranohet propozimi dhe i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165, paragrafi 1, 1,2 dhe 3 të LPK.

Siç njoftuan paraprakisht nga gjykata, gjyqtari i procedurës paraprake pas marrjes së propozimit të Prokurorit Publik, në afatin e përcaktuar ligjor ka lëshuar urdhër në PS kompetent për shoqërimin e të dyshuarit, por gjatë ditës është paraqitur në gjykatë për të vendosur mbi propozimin.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankimi në Këshillin Penal të kësaj gjykate. Ndërsa për dy të dyshuarit e tjerë – të përfshirë në propozimin për caktimin e paraburgimit, të cilët janë shtetas të huaj dhe të cilët janë njoftuar se janë të paqasshëm për organet e rendit, është marrë vendim për origjinën e tyre nga gjetja apo privimi i lirisë.”-thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar lidhur me një kontratë për shërbime konsulence.

Prokuroria dyshon se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa procedurë të prokurim publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një kompani që kap vlerën e përgjithshme prej rreth 941 mijë e 985 euro, që është rreth 147 mijë euro më shumë se shuma e paraparë.

Vepra dyshohet të jetë kryer së bashku me dy shtetas kroatë, për të cilët gjykata ka vendosur gjithashu masën e arrestit me burg.

Kujtojmë se Zeqiri pas njoftimit të prokurorisë për hapjen e hetimeve, dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërsa shprehej i bindur se do arrinte të vërtetonte pafajësinë e tij.